Vëmendja mund të shkëputet nga ata, por ata nuk i ikin vëmendjes. Po flasim për trekëndëshin më të komentuar në botë të muajve të fundit Kanye West-Kim Kardashian-Pete Davidson, që së fundmi ia kanë dalë sërish të bëhen kryefjalë e mediave.

Teksa po fliste për marrëdhënien e trazuar të Khloé Kardashian me Tristan Thompson, Kim i dha të motrës disa këshilla bazuar në përvojat e saj me ish-bashkëshortin Kanye West. “Gjithmonë jemi të ftohta rreth situatave të njëra-tjetrës sepse nuk duam të përzihemi. Dhe e respektoj që askush nuk erdhi tek unë gjatë martesës sime të më pyeste: “A je mirë?” Të gjithë më lejojnë të bëj udhëtimin tim dhe ta shoh vetë”, -tha Kim, gjatë episodit të ri të ‘The Kardashians’. Kim vuri në dukje se martesa e saj e mësoi atë të ofronte ndihmë edhe nëse nuk kërkohet, duke shtuar, “Nuk e di nëse duhet t’i bëj prap unfollow Tristanit. Nuk dua ta luaj atë lojë publikisht. Dhe pastaj nga ana tjetër dua të mbaj edhe unë qëndrimin tim. Ka momente kur shohim jetën e vëllezërve dhe motrave tanë dhe themi: “Kjo nuk është në rregull”.
Kim gjithashtu kujtoi se kishte fshehur problemet e saj me Kanye përpara ndarjes së tyre. “Nëse njerëzit do ta dinin se si ishte marrëdhënia ime në të vërtetë, unë mendoj se do mendonin: ‘Si zgjati kaq gjatë?’” -i tha ajo Khloé. “Unë mund të jetoj e qetë duke ditur se kam provuar gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për të bërë që kjo martesë të funksionoj dhe kështu mund të them se jam plotësisht pa faj.”
Kim, e cila filloi të takohej me Pete Davidson në tetor 2021, reflektoi mbi kapitullin e ri të jetës së sa. “Jeta po ndryshon dhe të gjithë mund ta ndiejnë atë. Thjesht më jep shpresën se mund të jem sërish e lumtur. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni kur jeni në situata si kjo.”
Por rrëfimi i Kim nuk është i gjithi—Pete Davidson më në fund ka marrë pjesë në ‘The Kardashians’. U desh të prisnim deri në finalen e sezonit që ai të bënte paraqitjen e tij ndonëse thjesht duke iu dëgjuar zëri pasi nuk ishte xhiruar nga kamerat me figurë. Në një skenë, Kim flet me superlativa për Paxy (a.k.a. Erin Paxton) dhe i thotë Pete se duhet ta njoh atë.
“Duhet të takosh Paxy-n”, -i thotë Kim dikujt që qëndron pas saj dhe jashtë kamerës gjatë një rrëfimi. “Paxy ka punuar me mua 14 vjet në Keeping Up With the Kardashians. Ajo di gjithçka për mua. Ajo ndoshta ka parë vaginën time.”
“Më shumë se unë?” -pyet Pete. “Jo më shumë se ti,” ia kthen Kim Pete. “Por ajo me siguri e ka parë atë.”
Prania e aktorit të humorit u ndje më parë në episodin e 2 qershorit të ‘The Kardashians’, kur Kim u pyet për historinë e tyre të dashurisë, megjithëse ne nuk e dëgjuam apo e pamë atë. Por ndërsa Kim po udhëtonte për në Republikën Domenikane, Pete e telefonoi dhe të dy biseduan.
© Panoramaplus.al
