Reperi i njohur G-Bani ka deklaruar se muzika në vendin tonë është kthyer prej vitesh, në atë që ai e quan, “monopol i shpifur”.

I ftuar në emisionin “Vila24 ” në News24, reperi u shpreh se muzika është e lidhur me politikën dhe dyert të hapen vetëm nëse një politikan të jep bekimin e tij.
Ai theksoi se ftohen artistë të huaj në koncerte dhe përçmohen bijtë e Shqipërisë.
“Muzika në Shqipëri është bërë monopol i shpifur prej disa vitesh. Po ta shikoni muzika në Shqipëri është e lidhur me politikën, nëse një politikan në Shqipëri të jep bekimin e tij këtu të hapen dyert. Ftojnë artistë të huaj në koncerte dhe i paguajnë me lira dhe bijtë e Shqipërisë i përçmojnë”, tha G-Bani.
Artisti risolli së fundmi këngën ‘Të dua’, një hit i 2006 që vazhdon të dëgjohet ende sot e kësaj dite.
Ndërsa vjen në bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri
© Panoramaplus.al
