10 Shtator, 2022

Nëse jo Loredana kush, reperja ndan foton me një “tufë” parash në makinë


Reperja e njohur, Loredana Zefi është emër i suksesshëm në industrinë e muzikës, jo vetëm në Kosovë por edhe në Zvicër e më gjerë.

Përpos këngëve të saj, Zefi shpesh herë zë titujt e parë të gazetave edhe për jetën e saj luksoze. Loredanën zakonisht e shohim të veshur me kostume nga brendet më të njohura në botë, ndërsa shifrat e veshjeve të saja “shkojnë larg”.

Së fundmi, rep-artistja ka ndarë disa foto në Instastoryn e saj ku duket në makinë me një “tufë” me para.

“Lor ndalo,”- shkruan Loredana krahas imazhit.

Sakaq reperja shpesh herë e ka përmenur pasurinë e saj edhe në tekstet e këngëve.

Sa i përket jetës private, kohë më parë, reperja i dha fund marrëdhënies me Gramoz Aliun e njohur si Mozzik me të cilin ka edhe vajzën, Hanën.

Statusi i Loredanës aktualisht është single, por reperja në një intervistë u shpreh e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.

© Panoramaplus.al