24 Janar, 2020

“Nëse fitojmë Grammy, do dalim në skenë pa…”, premtimi i çmendur i Camila Cabello dhe të dashurit të saj Shawn Mendes


Camila Cabello dhe Shawn Mendes do të dalin në skenë me të brendshme nëse fitojnë çmim në Grammy të dielën.

Duke folur për Radio.com, Camilla tha se do e bëjnë këtë nëse fitojnë çmimin për “duetin / performancën më të mirë të pop-it” për hitin e tyre “Seniorita” që mban vendin e parë në Hot 100.

“Nëse Shawn dhe unë fitojmë Grammy, ne do të ecim në skenë me të brendshme, ashtu siç bënë Twenty One Pilots, ky është një premtim,”- u shpreh këngëtarja.

Ndërsa më pas shtoi: “Është thjesht shaka. Duhet të bëj ushtrime fizike para se ta realizoj këtë.”

Cabello tha se ndihej shumë e veçantë që ishte nominuar së bashku me të dashurin e saj.

“Ndihesh me të vërtetë shumë e veçantë kur ndan përvojë me dikë që është shoku im më i mirë dhe që e njoh prej kohësh. Ai ishte në të vërtetë personi i parë, unë mendoj, që kam shkruar një këngë me të, që ishte kur bëmë bashkëpunimin tonë ‘I Know What You Did Last Summer’,”– u shpreh ajo.

© Panoramaplus.al