Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi tashmë është një ndër konkurentët e “Big Brither Vip Kosova”.

Së fundmi teksa po bisedonte me banorët, artisti iu ka bërë atyre një premtim nëse fiton çmimin e parë.
Blero iu tha 10 konurentëve se do t’i ndajë nga dhjetë mijë euro për secilin banor nëse shpallet fitues i këtij edicioni të “BBVK”.
Premtimi i tij nuk u besua nga ata, por këngëtari insistoi duke thënë që ka fakte meqë gjithçka transmetohet live dhe se nuk po gënjen.
“O shqiptarë a jemi këtu 10 veta shihe ku janë kamerat, çfarë dëshiron më shumë, nuk po gënjej. Të gjithë nga dhjetë mijë euro. Jam i sigurtë një milion për qind”, tha Blero.
© Panoramaplus.al
