Aktorja Olta Gixha ishte një ndër personazhet më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, e cila la në mes garën për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Pardo my French”, ndër të tjera ajo ka komentuar edhe lojën e banorëve të këtij sezoni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Një ndër situatat që bëri bujë ne median rozë ishte përjashtimi i Egla Cenos nga shtëpia, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha, duke nxituar aludimet e publikut se Egla do të bëhet sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.
Megjithatë Olta mendon se aktorja nuk do të rikthehet sërish në shtëpinë e “BBVIP”, sepse sipas saj videoja ishte një gënjeshtër për 1 prillin, por nëse ndodh e kundërta dhe aktorja futet në shtëpi, ish-banorja i uroi fitore Eglës.
“Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë“- tha Olta.
© Panoramaplus.al
