Rreth një muaj e gjysmë më parë, këngëtarja e famshme Olta Boka dhe partneri i saj Iv, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, vajzën Gaia.
Të bërit nënë është ndjesia më e bukur për një femër, por ka edhe sakrifica, lodhje e mundime.
Teksa shkoi me pushime me partnerin e saj, Olta Boka ka kuptuar që në fakt ka kaluar shumë ditë në det por s’ka bërë asnjë ditë plazh.
Kjo për shkak, se iu është dashur që të kalojë shumë kohë duke u përkujdesur për vogëlushen e saj dhe s’ka pasur mundësi të relaksohet nën rrezet e diellit.
Këngëtarja ndau një foto me ndjekësit e saj ku shprehet se ndien mall për detin dhe se nuk ka marrë fare ngjyrë.
Ndaj paralajmëron njerëzit që kur ta shohin në rrugë, mos ti vendosin gishtin në plagë duke i thënë sesa e bardhë është.
“Kur kthehesh nga pushimet të mungon shumë deti, por kupton që ke kaluar shumë ditë në plazh pa asnjë ditë plazh. P.s: Nëse më hasni në Tiranë më e bardhë seç isha, mos më thoni gjë, se vini gishtin në plagë,”– shkroi ajo.
Gaia erdhi në jetë më 15 korrik dhe është fëmija i parë i çiftit, që janë në një marrëdhënie prej shumë vitesh.
Olta Boka ndau lajmin me anë të një postim i në Instagram ku shkroi: “Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj ??, perendesha e jeteve tona? Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet! Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!”
Këngëtarja e mbajti shtatzëninë të fshetë deri në muajin e nëntë, kur publikoi në rrjetet sociale foto nga festa e organizuar për foshnjën e saj.



















