3 Gusht, 2021

“Nëse do të kem vajzë…”- Pas ndarjes nga Donald Veshaj, Bora Zemani zbulon dëshirën e madhe për t’u bërë sërish nënë!


Prej disa muajsh, Bora Zemani është sërish një nënë beqare që aktualisht është fokusuar tek karriera e saj. Prezantuesja 29-vjeçare ndan shpesh foto me të birin, Arborin, i cili tashmë është gjashtë vjeç.

bora zemani (2)

Zemani ka zbuluar së fundmi me anë të një postimi në Instagram-in e saj planet që ka për të ardhmen në lidhje me zgjerimin e familjes. Moderatorja dëshiron të bëhet nënë sërish e madje e ka të qartë edhe gjininë e bebit që do donte të sillte në jetë: një vajzë.

bora zemani (4)

Aktorja ndau në Instastory-n e saj një foto me anë të së cilës tregonte se po shihte filmin vizatimor “Lion’s King”, dhe krahas saj shkroi: “Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta ketë emrin Nala”.

bora zemani (6)

Këngëtarja jetoi një histori dashurie të bukur me aktorin e humorit, Donald Veshaj, që zgjati disa vite. Por tashmë dyshja nuk janë më bashkë dhe asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për arsyet.

bora zemani donald veshaj (1)

Gjithashtu, vite më parë, Zemani qe në një marrëdhënie me Vin Velin, me të cilin ndan edhe djalin, Arborin. Ata takohen shpesh për hir të të birit dhe gjithashtu Vini ka treguar se është shumë i lidhur me Arborin, me të cilin mundohet të kalojë sa më shumë kohë.

bora zemani vin veli (5)

bora zemani (6) bora zemani (3) bora zemani (1) bora zemani1 bora zemani2

© Panoramaplus.al