Banorja e re e Big Brother Vip, Big Mama, ka diskutuar me Beatriks Ramosajn në lidhje me historinë e këngëtares me aktorin Donald Veshaj. Big Mama i ka dhënë mbështetjen e saj Triksës në këtë situatë, por gjithashtu i ka shprehur se është nxituar dhe se nëse do të kishte qenë pjesë e shtëpisë më para, nuk do t’i kishte lejuar të krijonin diçka.
Pjesë nga biseda:
Beatriks: Unë nga ana ime kam qenë në rregull, nuk kam bërë asnjë lloj reagimi as ngacmimi, asgjë. Madje filluan të tjerët duke na ngacmuar.
Big Mama: Po, unë e kuptoj që kishit ngacmime ‘’ja çifti’’, dhe keto të nxisin akoma më shumë. Që nga fillimi, un do ju kisha thënë ‘’mos, prisni, dilni jashtë’’
Beatriks: Unë nuk ngutem kurrë, kam pritur edhe me muaj me perpara.
Big Mama: Kur kam ardhur ju kam parë keq dhe s’kam dashur t’ju ngacmoj dhe t’ju hap plagë.
Beatriks: Kam pasur shumë kohë pa e pasur qejf dikë, dhe kur e ndien që është e dyanshme…Ai ma konfirmuar dy herë që e din se çfarë po bën.
Big Mama: Unë jam shumë realiste dhe e drejtpërdrejtë, dhe e mendoj edhe atë se si ndihet se kjo gjë mund të më kishte ndodhur edhe mua.
Ndër të tjera, Beatrix Ramosaj, ka shprehur se nëse do të ishin jashtë, me siguri gjërat do të ishin ndryshe dhe se është nxituar në lidhje me Donaldin. Gjithashtu ajo ka përmendur faktin se është e padrejtë që ajo të dalë “e keqja” në sytë e publikut, pasi ajo kishte marrë konfirmimin që kërkonte nga ana e aktorit dhe se nuk ka ndërmend ta ndërpresë këtë gjë që ka filluar.
Pjesë nga biseda:

Beatriks: Në jetën jashtë, kurrë nuk isha ngutur. Kurrë.
Big Mama: Jashtë të ishe ngutur, këtu mos të ishe ngutur.
Beatriks: Jashtë është ndryshe. Besomë edhe një javë, dhe do e shikosh vetë sit ë duket këtu. Ndoh një situatë këtu, përshembull puthja, nodh pastaj edhe situate tjetër.
Big Mama: Dhe këtu nuk ekziston bota jashtë? Nuk ka jetë jashtë?
Beatriks: Këtu je i përfshirë gjithë kohës edhe nuk ndalon. Nëse jashtë ndodh diçka, një puthje ose ndihesh mirë, ke kohë të shkosh në shtëpi ta mendosh. Këtu s’ke.
Big Mama: Unë nuk dja të të mërzisja me këtë temë, tani kjo ka ndodhur dhe duhet ta vazhdoni. Ec përpara!
Iliri: Tani është keq me u ndal.
Beatriks: Jo s’ka shance me u ndal.
Big Mama: Çdo çudi zgjat tre ditë
Beatriks: E marr me mend se çfarë është bërë jashtë. Është unfair (e padrejtë) që të më bëhet situata mua kështu, sepse ne të gjithë e kemi ditur që jashtë situatën që s’janë bashkë, dhe që ai ka thënë me zë të lartë që janë të ndarë prej 8 muajsh.
© Panoramaplus.al
