21 Gusht, 2022

“Nëse do ktheja kohën pas s’do ta lëshoja kurrë dorën”/ Yll Limani humb të shtrenjtin e tij, këngëtari shfaqet zemërthyer në rrjetet sociale: S’më besohej që…


Këngëtari i njohur Yll Limani ka humbur maçokun e tij të cilin e konsideronte si djalin e tij.

Përmes disa postimeve në Instagram këngëtari bëri të ditur se maçoku i tij i shtrenjtë Loki “ka ndërruar jetë”, teksa ndan edhe disa nga kujtimet që kishte me të.

“Loki jem ka ndërruar jetë të mërkurën me 17 gusht.”- shkruan Yll Limani në Instastory, duke vijuar më tej me disa postime ku tregon momente të bukura me maçokun e tij.

“Që ditën e parë që të kemi marrë menjëherë jemi dashuruar. S’më besohej që një maçok mundet të ta rregullojë jetën në çdo sekond menjëherë.”– shkruan Ylli.

Më tej në një tjetër story, këngëtari publikoi një video ku shprehet: “Loki më shumë më ke gërvishtur dhe kafshuar, por e di që më ke dashur. Nëse do mund të ktheja kohën të kisha bërë të mos ma lëshoje dorën kurrë o pis.”

Pas disa statuseve me maçokun e tij, të cilin e cilëson si “djalë”, Limani ka sqaruar edhe se çfarë ka ndodhur me të.

“Të mërkurën rreth orës 09:00 të mëngjesit, Loki ka dalë në oborrin e shtëpisënë shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qen endacakë në oborrin e shtëpisë… vazhdimin s’kam zemër me e shkrujt, ashtu siç nuk kisha zemër të shihja kamerat e sigurisë së shtëpisë tonë”- shkruan i prekur këngëtari.

Yll Limani ka publikuar shpesh momentet dhe ‘dedikime’ për maçokun e tij Lokun. Vetëm pak kohë më parë ai ka ndarë në Instagram një foto duke përfqafuar Lokin dhe krahas saj ai bëri një shkrim sa emocionues edhe qesharak.

“Lokin nuk do ta shikoj për tre ditë kështu që e kam përqafuar mbrëmë aq sa është mërzitur por nuk më intereson fare sepse unë e kam blerë jo ai mua”– shkroi artisti.

Në disa foto të tjera të publikuara, Ylli shfaqet i revoltuar edhe ndaj qeverisë: “Dhimbja për Lokin më bërë të reagoj. Por, në dhimbjen time racionalizova mbi shkallët e dhimbjes dhe tmerrit që prindërit e çdo lagjeje në Prishtinë përjetojnë çdo ditë. Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, gjithçka çfarë përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjes komunale që lundrojnë nëpër liqenjtë e tyre imagjinarë.  Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin nga qentë.

Në qetësinë time po shtroj një grumbull situatash hipotetike e pyetjesh: Çfarë nëse do të isha vetë unë ose dikush nga familja, miqtë, fqinjtë ose fëmijët e tyre? Çfarë nëse do të ishte një prej qytetarëve të Prishtinës? Ku do duhej të drejtoheshim?

Përgjigja është e thjeshtë: Tek qeversja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj të besoj që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur nga problemet ditore.”

© Panoramaplus.al