14 Gusht, 2023

“Nëse Daft Punk nuk ribashkohet…”- U ndanë 2 vite më parë, por ja çfarë paralajmëroi The Weeknd


Këngëtari i njohur The Weeknd së fundmi gjatë koncertit të tij “After Hours Til Dawn” në Varshavë iu tregoi pjesëmarrësve se ky do jetë bashkëpunimi i fundit që ai do bëjë.

“Dua thjesht të them, ky do të jetë bashkëpunimi im i fundit që bëj ndonjëherë në karrierën time, kështu që dua ta performoj për ju djema sonte.”– tha këngëtari.

Ai gjithashtu njoftoi në fillim të këtij viti se do të “rilindte” si artist me emrin e tij të lindjes kundrejt emrit të tij të skenës vuri në dukje në Instagram se ai do të merrte në konsideratë veçoritë e reja vetëm nëse “Daft Punk do të ribashkohej ndonjëherë”.

33-vjeçari bashkëpunoi me dyshen franceze në hitin e vitit 2016 “Starboy”. Një përfaqësues i Tesfaye konfirmoi se superylli kanadez nuk do të bëjë më asnjë bashkëpunim, ndërsa në vitin 2017, ai performoi këngët me dyshen franceze në ‘Grammy Awards’ .

Gjatë një interviste me Variety në vitin 2021, këngëtari u shpreh se Daft Punk kishte ndikuar shumë tek ai.

Këta djem janë një nga arsyet që unë bëj muzikë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që grupi muzikor Daft Punk u nda në shkurt të 2021 pas 28 vitesh së bashku.

© Panoramaplus.al