Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël.

Ajo e dha lajmin nëpërmjet postimeve në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”. Ndërsa sot, gazetari Olti Curri tregoi në emisionin “Rudina” bisedën me këngëtaren shqiptare për pritjen e ëmbël.

Ai tha se Anjeza kishte dashur të mos e zbulonte gjininë e bebit, pasi fillimisht ka dëshirë ta festojë me familjen shqiptare dhe atë britanike.
Por Olti nuk e mbajti sekret se këngëtarja ka shumë neps, sidomos për bakllavanë.
“Anjeza, lutej vetëm që fëmija dhe ajo të jetë të shëndetshëm, pasi nuk e kishin aspak problem gjininë e bebit. Ndërsa më tha se ka neps. Madje, kishte detyruar mikeshën e saj të bënte bakllava në mes të Londrës”, tregoi Olti Curri.


