11 Prill, 2023

“Nepërkë”, “Sonte del Kiara”/ Zbulohen komentet e papublikuara më parë të Ronaldo Sharkës për banorët e tjerë


Ronaldo Sharka ka qenë padyshim banori që nuk ka ‘pushuar’ asnjë sekondë gjatë këtyre ditëve në “Big Brother Vip.”

Nga lojërat, deri te debatet, Ronaldo është munduar të bëjë gjithçka gjatë kësaj jave dhe ia ka dalë që të bëhet protagonist në Prime, gjatë kësaj puntate. Që në nisje të spektaklit u transmetua një video që tregoi disa deklarata të gazetarit, kundrejt banorëve të tjerë.

Ja disa prej komenteve të tij:

Kiarës: Për të dalë, do dali Kiara.

Deas: Dea është një nepërkë që kalon, ndjehet se është edhe e verdhë dhe ‘puf’ lëshon helmin.

Keisit: Ty të rroftë Sabiani që erdhi këtu edhe Kristi.

Bledit: Ti je kokrra e burracakut.

Nitës: Fundi i botës të rrijë në shtëpi Nita.

Gjithashtu nuk munguan momentet ‘shakave’ me miell.

“U futa në “BBV” herën e parë dhe njerëzit prisnin një njeri ngacmues. E keni parë që Luizi nuk është më ngacmues, Kristin e kam shok dhe thashë po shpërthej edhe unë një herë, të krijoj situata”- tha Ronaldo gjatë Prime-it.

Më pas në fjalën e tij, u fokusua te një deklaratë e Bledi Manes, të cilën e cilësoi si ofendim dhe u shpreh se “Bledi po dështon dita-ditës.”

Ronaldo gjithashtu mori me radhë të gjitha situatat që ka përjetuar gjatë këtyre ditëve, me në fokus atë me Nitën, për të cilën nuk i kuresu fjalët ironike.

Ndërkohë, ja mendimet e banorëve të tjerë:

Dea: Unë nuk e merrja dot seriozisht atë natë, por gjërat që tha ishin deri diku të rënda. Çfarë do të thuash ti me nepërkë?

Ronaldo: Nepërkë, unë e kam thënë me humor. Mos u viktimizoni tani.

Dea: Ne me batuta iu kemi përgjigjur njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al