29 Prill, 2019

Nënë për herë të parë, publikohet fotoja e parë e Diellzës me të bijën


Një ditë më parë, ish-Missi shqiptar Diellza Kolgeci dhe partneri i saj, basketbollisti Fisnik Rugova janë bërë prindër për herë të parë.

Bëhet e ditur se Diellza solli në jetë foshnjën në mesnatë në një nga spitalet private në Prishtinë dhe se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Madje është zbuluar edhe emri që prindërit kanë vendosur për të voglën e tyre. Ata e kanë quajtur Helena si dhe është publikuar edhe fotoja e parë e Diellzës me të bijën.

Fotoja e siguruar nga “RTV21”, tregon takimin e parë nënë-bijë, pra momentin kur Diellza mori në krahë vajzën e saj të vogël për herë të parë.

© Panoramaplus.al