28 Nëntor, 2018

Nënë për herë të parë, Loredana na zbuloi gjininë e fëmijës?


Reperi i njohur Mozzik dhe  bashkëshortja e tij, Loredana do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti i njohur nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me këtë lajm të bukur, por as e ka mohuar.

Loredana së fundmi ka publikuar një fotografi të sajën në të cilën shkruante: “7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë” dhe e shoqëronte me një simbol të gjinisë femërore.

Me publikimin e kësaj fotografie, fansat nisën menjëherë të dyshonin se Loredana zbuloi gjininë e fëmijës. Ndaj ajo i ka përforcuar këto dyshime pak orë më parë, kur publikoi një foto prekëse të një nëne me vajzën e saj.

“Vajza e një nëne të mirë do të bëhet nëna e një vajze të mirë”, shkruan ajo te fotoja. Mos ndoshta reperja do të bëhet nënë e një vajze?

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al