13 Dhjetor, 2018

Nënë për herë të parë, bukuroshja shqiptare në muajin e katërt të shtatzënisë


Diellza Kolgeci është në një lidhje dashurie me basketbollistin Fisnik Rugova, i cili është 11 vite më i ri.

Ndërkohë bëhet e ditur se ajo është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Burime për “Prive.al” kanë konfirmuar se bukuroshja shqiptare është në muajin e katërt të shtatzënisë.

“Diellza është katër muajshe shtatzënë dhe po ndihet shumë mirë’, është shprehur një burim por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kolgeci deri tani ka zgjedhur të mos e komentojë ende këtë lajm në media. Kujtojmë se ajo është e njohur për publikun si modele, aktore, prezantuese dhe këngëtare.

© Panoramaplus.al