Arbana Osmani po përgatitet për tu bërë nënë për herë të dytë dhe moderatorja ka ndarë shumë pak detaje nga shtatzënia e saj.
Ajo është munduar që ta mbajë sa më private shtatzëninë, madje edhe në fotot e saj në rrjetet sociale është munduar të fshehë barkun e rrumbullakosur.
Së fundmi, Arbana Osmani zbuloi disa detaje për bebin që pritet të vijë së shpejti në jetë në një mini-intervistë me ndjekësit.
Moderatorja zbuloi se ka zgjedhur një emër tradicional për foshnjën e saj.
“E di që është herët për të vendosur! Emrat e tu të preferuar për fëmijët?”- e pyeti një prej ndjekësve.
“Emrat shqiptarë,”- u përgjigj Arbana Osmani.
Ndërsa për mënyrën e lindjes së bebit, natyrale apo me prerje çezariane, ajo u shpreh: “Çfarëdo që doktori të mendojë se është më e mirë.”
Ky është fëmija i parë i moderatores me partnerin e saj, Eduart Grishajn.
Ndërkohë Arbana Osmani ka edhe një djalë, Jonin, me ish-bashkëshortin.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al
























