Video e një djali 9-vjeçar, i cili i kërkonte nënës një litar për të vrarë veten pasi u ngacmua për shkak të gjatësisë së shkurtër të tij, u bë virale në media.

Pamjet tronditëse u publikuan në Facebook, nga vetë nëna e Quaden Bayles, djalit australian që vuan nga dwarfism. Në video ai qante dhe tregonte se ishte bullizuar në shkollë dhe se dëshironte ti jepte fund jetës.
Gjithashtu Yarraka Bayles postoi edhe herë të tjera video në lidhje me djalin e saj si edhe është shfaqur në televizionet australiane disa herë për të rritur vetëdijen për gjendjen e djalit të saj.
“Kjo është ajo çfarë të bën bullizmi,”- tha Bayles në videon e postua në Facebook që ka arritur 24 milionë shikime. “A mund t’i edukoni fëmijët tuaj, familjet tuaja, miqtë tuaj?”
Në pak ditë, një GoFundMe e ngritur nga komediani Brad Williams i cili ka të njëjtën sindromë si Quaden, mblodhi më shumë se 66.000 dollarë nga 16.500 donatorë në të gjithë botën.
Të ardhurat do shkojnë për 9-vjeçarin dhe nënën e tij për të vizituar Disneyland në Kaliforni.
Por pasi video u bë virale në Twitter u ngritën teoritë e konspiracionit.
Përdoruesit e rrjetit sociale shprehen se në fakt Quaden nuk është 9 por është 18-vjeç dhe se gjithashtu ky nuk është emri i tij i vërtetë.
“Ai është 18-vjeç dhe është i pasur, si edhe një personazh i famshëm në Instagram. Ju të gjithë u gënjyet,”- shkroi një prej tyre.

Deklaratat të ngjashme u postuan nga të tjerë persona në Twitter duke shkaktuar debate nëse djali në video ishte në të vërtetë një fëmijë apo një i rritur që shtirej si i tillë.
“Ai ju mashtroi të gjithëve. Është 18-vjeç, ka shumë para dhe të gjithë e besuan”– shkroi një tjetër, duke thënë se djali i kishte fshirë postimet ku festonte 18 vjetorin e tij.
Megjithatë shumë të tjerë i hodhën poshtë këto teori, duke thënë se nuk është mashtrim.

Sipas mediave nuk ka asnjë provë që Quaden dhe nëna e tij gënjyen.
Në një intervistë të vitit 2015 në “Studio 10” të Australian Network Ten, Bayles u prezantua si katër vjeç.
“Quaden Bayles është katër vjeç, dhe ky djalë i vogël nga Brisbane është një central elektrik”, tha moderatori i “Studio 10”.
Ndërsa shtoi: “Ai po inspiron ngritjen e një fushate për të rritur ndërgjegjësimin për xhuxhët. Tashmë është mbështetur nga shumë të famshëm.”
Intervista u postua në YouTube në 12 prill 2015 që do të thotë se djali ishte 4 vjeç në atë kohë dhe tani është maksimumi 9 vjeç.



