16 Mars, 2022

“Nënë e tmerrshme”/ Pasi Bella Hadid pranoi se ka bërë ndërhyrje në moshën 14-vjeçare, ndjekësit i kritikojnë ashpër nënën e saj


Nëna e Bella Hadid, Yolanda Hadid po përballet me kritika nga ndjekësit, pasi modelja rrëfeu se ka bërë një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare.

Përdoruesit e Twitter po e kritikojnë ish-supermodelen për vendimin e saj, që një 14-vjeçare të bënte një ndërhyrje në moshë kaq të re, madje disa e kanë quajtur atë një “nënë të keqe”.

“Yolanda është… Më vjen keq, por ajo është një nënë e tmerrshme. Ajo inkurajon të ngrënit e çrregullt në emër të ‘mirëmbajtjes’ tek të dyja vajzat e saj dhe e lë që vajza e saj mezi para adoleshencës të bëjë një operacion estetik??” ka shkruar një përdorues i Twitter.

“Yolanda është një fantazmë që u bëri dëm fëmijëve të saj dhe çfarëdo që bella është gati të pranojë tani është zgjedhja e saj. Është e rëndësishme që gratë e reja ta lexojnë këtë (dhe të mbajnë veten në të njëjtat standarde) kuptoni se pjesa tjetër nuk është vetëm ‘shirit fytyre’”, thotë një tjetër komentues.

Të tjerë e kritikuan ish-yllin e “Real Housewives of Beverly Hills”, për faktin se Bella kishte fshirë trashëgiminë e saj palestineze në favor të një pamjeje “të bardhë”.

“Yolanda me të vërtetë u martua me një burrë palestinez dhe më pas u zemërua me fëmijët e saj që kishin karakteristikat si ai”, shkroi në Twitter një përdorues.

“Mënyra se si Yolanda e përshkruante vazhdimisht Gigi [motrën e Bella-s] si ‘vajzën e saj perfekte ralph lauren allamerikane’ e cila mori më shumë nga gjenet e saj holandeze sesa gjenet palestineze të babait të tyre, nxjerr në pah se sa të rrënjosura janë standardet e bukurisë me bardhësinë dhe tiparet eurocentrike,” shkroi një tjetër në Twitter. “Unë dua t’i jap Bellas një përqafim të madh.”

Bella, tani 25 vjeçe, pranoi në kopertinën e saj të Vogue se ishte penduar për rinoplastikën e saj sepse përfaqësonte historinë e saj familjare.

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi,” tha ajo. “Unë mendoj se do të isha rritur në të.”

Ishte hera e parë që Bella pranoi se kishte bërë një operacion plastik, pasi më parë ajo ka thënë pubertetin si shkakun e ndryshimit të fytyrës së saj.

“Njerëzit mendojnë se unë kam bërë shumë ndërhyrje për shkak të një fotografie që është publikuar nga adoleshenca ime ku dukem më e mbushur se tani. Jam shumë e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo? Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë, por nuk kam bërë. Kushdo që mendon se kam tërhequr sytë ose fytyrën duhet ta dijë se është thjesht një tërheqës plastik! Truku më i vjetër.”, tha ajo për revistën.

 

© Panoramaplus.al