3 Korrik, 2023

Nënë e dy fëmijëve, Tuna Sejdiu ‘çmend’ fansat me format e saj trupore


Këngëtarja e njohur kosovare, Tuna Sejdiu shquhet për paraqitjen e saj tërheqëse në rrjetet sociale.

Nonëse është nënë e dy fëmijëve, linjat trupore të artistes kanë ‘çmendur’ fansat e saj.

Ditën e sotme ajo ka postuar disa foto sensuale në InstaStory, ku ka vënë në pah trupin e saj me forma.

Tuna kishte veshur një palë bikini tyë zeza dhe një palë pantollona të shkurtra në po të njëjtën ngjyrë, teksa e kishte kombinuar pamjen e saj me një kapele dhe një palë syze.

Ndryshe nga femrat e tjera që pas lindjes kanë probleme me peshën e shtuar, krijuesja e hitit “I huaj” nuk e ka hasur këtë problem sepse shumë shpejt ajo i ka hequr kilogramët e tepërt.

Pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Patris Berisha me të cilin ka dy fëmijë, sipas fansave Tuna ka marrë një kthesë tjetër duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe duke ndarë me fansat foto të ndryshme nga përditshmëria e saj.

 

© Panoramaplus.al