30 Tetor, 2021

“Nëna nuk u habit fare, sepse ti gjithmonë…”/ Monika Lubonja takon vajzën pasi hyri fshehur në Big Brother VIP! Ja biseda mes tyre


monika lubonjaAktorja Monika Lubonja u surprizua në natën e sotme të Big Brother VIP nga e bija e saj, Tea.

Ajo i tha me humor si ia punoi të gjithëve, duke hyrë në shtëpi pa thënë  asgjë, ndërsa i shprehu mbështetjen për rrugëtimin e saj.

monika lubonja, tea

“Nëna më tha që nuk u habit se ti përherë i bën këto. Të gjithë shokët dhe shoqet e mia vdesin për ty. Të gjithë njerëzit e tu të dashur po të ndjekin dhe janë shumë dakord me ty. Ti u fute si u fute, tani që e bëre fakt të kryer ne jemi “Team Monika”.

Mes lotësh e përqafimesh, Tea këshilloi Monikën të shijojë këtë eksperiencë, dhe të mos e marrë më seriozisht seç duhet.

monika lubonja (6)

© Panoramaplus.al