Një 13-vjeçar me autizëm në Glendale, Utah është qëlluar disa herë me armë nga oficerët e policisë, pasi nëna e saj i kontaktoi për ta ndihmuar, pasi djali po kalonte një krizë.
Linden Cameron është në gjendje të rëndë në spital, raporton BBC.
Nëna e tij, Gola Barton tha se mendonte që policia do të “përdorte forcën më minimale të mundshme për ta qetësuar”.
Barton tregoi për KUTV se ajo telefonoi operatorët e 911 sepse djali i saj duhej të dërgohej në spital për trajtim.
Linden Cameron po kalonte një krizë pasi kjo ishte dita e parë që nëna e tij po shkonte në punë pas gati një viti.
“I thashë që është i paarmatosur, nuk ka gjë, thjesht është i mërzitur dhe po bërtiste,”- tregoi nëna e tij. “Ai është fëmijë, po përpiqej të tërhiqte vëmendjen.”
Në një konferencë për shtypi, policia tha se oficerët u lajmëruan për një djalë që kishte kërcënuar disa njerëz me armë.
Ndërsa shtoi se nuk kishin dijeni që djali ishte i paarmatosur kur shkuan në vendngjarje.
Policia tha se djali u qëllua nga një oficer kur u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes.
Raportohet se Linden Cameron ka pësuar dëmtime në shpatullën e tij, kavilje, zorrë dhe fshikëz.





