Reperi i njohur shqiptar Seven Saraçi ka vendosur një kusht për atë femër që dëshiron të lidhet me të. Ai ka zbuluar se vajza që do ketë në krah duhet të dijë që të bëjë pite.

Në një postim në “Instastory” ai shkruan: “Këto modelet e instagram-it janë të mbivlerësuara. Dua një qik për shpi që di të bëjë pite”.

Pas këtij postimi, ka reaguar nëna e tij, Vera Oruçaj, e cila duket se edhe ajo ka disa kritere për nusen e saj të ardhshme.

“Eh, zemra e nënës sa i mirë je, ashtu duhet ta kesh gruan, që ta bën familjen mirë, jo të hash ushqim kinez, gruaja duhet të jetë e zgjuar, të ketë shkollë, të dijë të edukojë fëmijët e vetë”, i shkroi Vera me mesazh të birit, i cili e aprovoi atë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
