3 Tetor, 2018

Nëna e Oriola Marashit zbulon sesi e këshillon të bijën kur merr komente negative në “Instagram”


Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura në Shqipëri. Në të njëjtën kohë ajo është edhe një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Ajo është aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto e video seksi dhe mjaft provokuese. Postimet e saj marrin me mijëra pëlqime si dhe qindra komente.

Komentet janë të ndryshme, nga ato që e komplimentojnë për bukurinë dhe format trupore që ajo ka, deri te fjalë kritikuese e ndonjëherë edhe ofenduese.

Por ndaj këtyre rasteve të fundit, modeles i del në mbrojtje mamaja e saj, Xhoi Jakaj. Kjo e fundit u kërkon me shumë mirësjellje ndjekësve të Oriolës që ta lënë të qetë atë, pasi ajo është artiste dhe ky është profesioni i saj.

Mamaja e Oriolës ka qenë e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ka treguar se tashmë ajo është mësuar me komentet negative. Sipas saj, të jesh një person publik do të thotë të marrë një kosto përsipër.

“Në momentin që e ke pranuar brenda vetes se do të jesh një personazh publik dhe puna jote i dedikohet të tjerëve. Ti do të marrësh një lloj kosto sepse ti nuk mund të pëlqehesh nga të gjithë”, tha Xhoi Jakaj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al