16 Korrik, 2022

Në super formë/ Rita Ora ndan në rrjetet sociale fotot gjatë stërvitjes intensive në palestër


Në mes të zërave se Rita Ora do të kurorëzojë së shpejti dashurinë e saj me Taika Waititi, artistja duket se po stërvitet intesivisht kohëve të fundit për të pasur një fizik sa më perfekt.

31 vjeçarja, shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm në fotot e saj të fundit, teksa dukej se ishte e djersitur nga ushtrimet në palestër.

Krijuesja e hitit “R.I.P” tregoi barkun e saj të tonifikuar, e veshur me një kanatjere ‘crop top’ dhe pantallona të shkurtra.

Pas fotove në palestër, këngëtarja postoi krahas tyre dhe një imazh ku ndodhej e mbështetur prapa një makine të bardhë, teksa kishte veshur një ‘jumpsuit’ të zi me një mëngë.

Ajo shkroi krahas fotove: Kështu e festova shfaqjen time ‘Kung Fu Panda, Kalorësi i Dragoit’, që po shfaqet sot! Nuk mund të isha më e lumtur! Nuk mund të ishte më nxehtë dhe nuk mund të isha më e drjerësitur në palestër. Por e dini çfarë, të paktën u shfaqa!.

Në serialin e Netflix, Rita luan rolin e Wandering Blade, një ari që ndihmon panda Po (Jack Black) në aventurat e tij.

Lajmi vjen pas raportimeve se  Rita dhe Taika, ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit, përpara se të festonin me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice  Australia, dhe Taika, i cili po planifikon një varg filmash, shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Cifti, i cili filloi të takohej në mars 2021 pas takimit në Australi, u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën, tha një burim për New Idea .

“Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha burimi i brendshëm.

© Panoramaplus.al