Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka zbuluar sot se po bën disa ditë pushime. Ajo ka postuar në “Instagram” dy fotografi ku shfaqet me bikini, si dhe ka pyetur ndjekësit e saj se “ku i kaluan pushimet këtë verë”.

Pozat e saj janë pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, por në sy të bie menjëherë emri i partnerit të saj, Genc Prelvukaj.

Këngëtari nuk ka ngurruar që të komentojë fotot e Enit, ku shfaqet në super formë me rroba banje. Ai e ka krahasuar të fejuarën me një diamant, ndërsa Koçi i përgjigjet me dy emoji zemre.

Eni dhe Genci herë pas here komentojnë fotot e njëri-tjetrit, ku e shprehin publikisht dashurinë e tyre.


