Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo mban kontakt të vazhdueshëm me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ndan me to foto e video nga jeta profesionale dhe përditshmëria e saj.

Ditën e sotme, Dafina ka zbuluar se ndodhet me pushime në Ibiza të Spanjës, teksa ka publikuar dy foto me bikini.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar shfaqet në super formë, teksa pozon afër pishinës dhe tregon këmbën e mbuluar nga tatuazhet.
© Panoramaplus.al
