1 Mars, 2022

Në skenë shfaqet plot energji por ja çfarë bën Dua Lipa para nisjes së turneut për të qëndruar gjithmonë në formë


Ylli me famë botërore, Dua Lipa ndau për ndjekësit e saj në  Instagram një album me foto teksa ka nisur dhe turneun e saj ‘Future Nostalgia’.

Mirëpo në njërën prej fotove, këngëtarja duket e shtrirë në krevat ku ka vendosur dhe një serum në krahun e saj. Dua  duket se po kujdeset në maksimum për shëndetin e saj që të jetë gjithmonë në formë për të vazhduar turin që ka nisur.

Fansat janë ndjerë të shqetësuar teksa kanë komentuar dhe i kanë përcjellë dashurinë e tyre artistes duke i kërkuar asaj që të ‘kujdeset’ për veten gjatë shfaqeve.

Dua Lipa njoftoi më parë se do të nisë një turne të albumit të saj ‘Future Nostalgia’, të cilën e publikoi në vitin 2020.

Turneu fillimisht ishte caktuar të zhvillohej vetëm në vende në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Megjithatë, këngëtarja u detyrua të shtyjë të gjitha datat në turneun e saj për shkak të fillimit të pandemisë globale dy vjet më parë. Dua Lipa më vonë njoftoi se po planifikonte ta zhvillonte koncertin në vende të ndryshme në mbarë botën.

Seria e shfaqjeve u riplanifikua më pas për të filluar në janar të vitit të kaluar, megjithëse asaj iu desh të shtynte fillimin e turneut edhe një herë si rezultat i gjendjes së vazhdueshme të emergjencës COVID-19.

 

© Panoramaplus.al