4 Shtator, 2022

“Në Shqipëri nuk do të më fusnin as në kor!” Ermonela Jaho bën rrëfimin e rrallë: Të gjithë duan të jenë numër një


Ermonela Jaho është zëri shqiptar që prej vitesh ka pushtuar operat e botës. Por, ajo është pesimiste nëse një sukses të tillë do ta arrinte në vendin e saj. “As në kor nuk do më fusnin” u shpreh ajo gjatë një interviste të fundit në “Zë me Mirën”, ku mes të tjerash rrëfeu:

“Do të të zhgënjej pak me këtë përgjigje, por është përgjigje e drejtpërdrejt. S’e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor. Jemi një vend i vogël, me talente. Secili prej nesh ka një talent fantastik. Të gjithë lindin me një talent. Nuk ka vend për të gjithë fatkeqësisht”- deklaroi Ermonela Jaho.

Sopranoja me famë botërore u shpreh se bashkëkombësit e saj kanë probleme me vendin e parë, sepse të gjithë duan të jeni numri 1 – dhe e vërteta është se nuk ka shumë vend për numrin 1.

“Po sepse të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Edhe për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për t`i pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal”, ka rrëfyer mes të tjerash e zhgënjyer sopranoja Jaho.

Por pavarësisht kësaj, ajo u shpreh se ndjen vetëm dashuri për atdheu ne saj dhe se shpreson ta shohë Shqipërinë gjithmonë “lart e më lart”.

Sopranoja shqiptare, 48 vjeçe, ka bërë për vete publikun në të dy anët e Atlantikut me thellësinë dhe autenticitetin e interpretimeve të saj, veçanërisht në realizmin e veprave “verismo” të Verdit dhe Puccini. Portretizimi i saj i personazhit Violetta në “La Traviata” është një rol nënshkrimi që e solli atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pa se çfarë do ndodhte ‘në Shtëpinë e Operës Mbretërore’ në 2008. (Ajo do të kthehet me veprën e Verdit në ‘Metropolitan Opera’ në janar). Skena e Londrës solli gjithashtu debutimin e saj si Suor Angelica në “Il Trittico” të Puccinit, të cilin ajo do ta këndojë në ‘Gran Teatre del Liceu’ të Barcelonës në dhjetor.

© Panoramaplus.al