Luiz Ejlli po merret me përgatitjen e këngës së tij më të re dhe me sa është zbuluar kënga do të mbajë emrin e partneres së tij “Kiara”.

Kur ishte i ftuar në emisionin “Fiks-Fare” dy moderatorët inskenuan një sakenë ku pretendonin që ata ai kishin marrë telefonin dhe kishin gjetur demon e kësaj kënge ishte ky informacioni që u përkthye në lajmin se Luizi Po përgatit këngën e tij të re.

Më pas vetë këngëtari shkodran e ka postuar edhe në llogarinë e tij në “Instagram” pikërisht refrenin e kësaj kënge.
Ku shihet se nuk është vetëm por në shoqërinë e Kiarës dhe disa fëmijëve që përflitet të jenë pjesë e videoklipit që dyshja po përgatisin për këngën.
Kujtojmë që Luizi pas daljes së tij nga “Big Brother Vip Albania 2” ka qenë shumë aktiv me projektet e tij muzikore me të cilat mbush plot vendet ku ai zgjedh të performojë.
Duke përmendur kështu edhe faktin që tani për tani konsiderohet si artisti më i paguar për performancat e tij në koncerte.
© Panoramaplus.al

