Jonida Maliqi është një nga personazhet publike më të ndjekur në rrjetin social Instagram, pasi përveç karrierës së suksesshme që ka si këngëtare, ajo është edhe një blogere shumë aktive.

Së fundmi, Jonida ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një xhaketë xhins, me një kostum sportiv dhe me çizme me takë.

Por këtë xhaketë e ka veshur më parë ish- i dashuri i saj, Romeo Veshaj, në një emision televiziv, ku ka qenë i ftuar. Këtë detaj e kanë vënë në dukje edhe fansat e këngëtares, të cilët kanë komentuar në postimin e saj.
Një ndjekëse i ka replikuar në koment Jonidës duke shkruar se kjo është xhaketa e Romeos, duke i bërë tag këtij të fundit.
Kaq është dashur që në rrjet të shpërthejnë interpretime të ndryshme rreth këtij postimi nga Jonida Maliqi dhe lidhjes së saj me Romeo Veshajn.

Ndër të tjera një koment që bie në sy është ai i Eraldo Rexhës, i cili është edhe miku i saj.
‘’Që ku e blemë, fiksim më ngeli kjo xhaketë’’ – shkruan gazetari.

“Deri tani ende nuk më është merzitur kështu që prit edhe pak”- i është përgjigjur këngëtarja.



