18 Shtator, 2022

Në pritje të fëmijës së katërt, Blake Lively dhe Ryan Reynolds po shpresojnë që gjinia e tij të jetë…


Blake Lively është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds, dhe çifti po ‘shpreson për një djalë’.

Bukuroshja 35-vjeçare e Hollywood bëri të ditur lajmin të enjten teksa tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan ari kur mori pjesë në Samitin e 10-të Vjetor të Grave Forbes Power në New York.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blake Lively (@blakelively)

Blake dhe Ryan kanë tre fëmijë së bashku: James, shtatë vjeç; Inez, pesë vjeç; dhe Beti, dy vjeç. Një burim i tha ‘US Weekly’: “Ata po shpresojnë për një djalë këtë herë. Por, sigurisht, ata duan vetëm një fëmijë të shëndetshëm, pa marrë parasysh gjininë.” Burimi shtoi se çiftit ‘pëlqejnë të jenë prindër’ dhe janë gati të zgjerojnë familjen e tyre. “Koha është perfekte sepse të gjithë fëmijët e tyre kanë dy vjet diferencë, kështu që ata po i përmbahen modelit.”

Blake dhe Ryan u takuan në fillim të vitit 2010 ndërsa punonin për filmin ‘Green Lantern’ dhe filluan të takoheshin në tetor 2011. Ata u martuan në vitin 2012. Në vitin 2020, Blake deklaroi se ajo ishte shumë e kënaqur duke qenë nënë. “Unë mendoj se me të vërtetë duhet ta dua vërtet(rolin), sepse jam thjesht e fiksuar pas fëmijëve të mi,” shpjegoi Lively kur u pyet se si i zgjedh rolet e saj gjatë një bisede me ‘Harper’s Bazaar’.

Reynolds së fundmi tregoi për vendimin e tij për t’u larguar pak nga aktrimi për t’u fokusuar te fëmijët. Ryan tha: “Gjëja më e madhe për mua, dhe e di që ju keni edhe fëmijë, është se nuk dua ta humbas kohën këtë herë larg nga fëmijët e mi. Kur jam duke xhiruar një film, jam shpesh herë në Evropë, jam larg, ka orë tepër të gjata, është një ton konstante, një lloj kërkese për të qenë atje gjatë gjithë kohës, jo vetëm sepse jam duke performuar, por në përgjithësi jam duke prodhuar dhe shkruar edhe për filmat e mi. Më pëlqen shumë të jem një baba i pranishëm. Më pëlqen t’i çoj në shkollë në mëngjes. Më pëlqen t’i marr.”

Disa muaj më parë, Blake ishte në krah të bashkëshortit Ryan teksa suportonin ekipin e tij të ri britanik të futbollit Wrexham në një finale të trofeut në stadiumin Wembley të Londrës. Ryan bleu klubin e futbollit së bashku me aktorin tjetër Rob McElhenney sezonin e kaluar. Ylli i ‘Gossip Girl’ dhe ylli i ‘Deadpool’ do të festojnë përvjetorin e dhjetë të martesës këtë shtator.

© Panoramaplus.al