21 Gusht, 2023

Në pritje të djalit, Xhensila Myrtezaj rrëfen momentet e vështira të shtatzënisë! Këngëtarja: Një udhëtim plot me emocione, pasiguri, të qara…(FOTO)


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj, Besart Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë, pas vajzës së tyre Ajka.

Collage Maker-21-Aug-2023-04-43-PM-4767

Vetëm pak javë pasi bëri publik lajmin në festën e 5 vjetorit të lindjes së Ajkës, Xhensila rrugëtimin e shtatzënisë ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Përmes një Instastory, Xhensila na tregon momente ku ajo stërvitet për të mbajtur trupin në formë, ndërsa thekson se ky rrugëtim duhet të shijohet nga të gjitha nënat.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje”, ka shkruar ajo.

xhensila

© Panoramaplus.al