Ndonëse na ndan edhe një ditë nga ditëlindja e Ronela Hajatit, këngëtarja duket se i ka marrë urimet e para.

Nëse mendoni se kanë qenë njerëzit e saj të afërt jeni gabim. Ka qenë pikërisht ex-i që i shprehur urimet i pari. Ose këtë ka lënë të kuptohet Ronela me anë të një videoje në TikTok.
Këngëtarja duket shumë e lumtur, teksa kërcen dhe këndon, ku si përshkrim të videos shkruan: “Ai do të rikthehet me një “gëzuar ditëlindjen” pas 100 vitesh të ndarë”.
“Filluan urimet që 1 ditë para,”-vazhdon Ronela.
Nuk është hera e parë kohët e fundit që këngëtarja krijon situatat në rrjetet sociale në lidhje me ish të dashurin e saj. Edhe disa ditë më parë, Hajati pozoi provokuese nga pushimet, ku vëmendjen e mori përshkrimi i fotos: “Kurrë s’do të jemi shokë,”-shkroi Ronela në gjuhën spanjolle.

Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.



