Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa javësh përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi.

Dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk kanë vendosur të bëjnë një deklaratë të qartë në lidhje me raportin e tyre, dyshimet janë konfirmuar çdo ditë e më shumë me postimet e tyre.
Fillimisht në rrjet nisën të qarkullonin foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Kështu dyshja nuk ‘fshihen’ më, dhe nuk ngurrojnë ta tregonë këtë gjë në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi në Instagram një foto-album ku shihet e veshur me bikini blu, teksa pozon në një fushë tenisi.
Vëmnendjen e ka marrë komenti i Kledit, i cili shkruan: “Shumëëë mirëëë”, së bashku me disa emoji flakësh. Ndërkohë këngëtarja e ka pëlqyer komentin e tij.

Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Duket se loja në rrjetet sociale ka vijuar edhe me komente. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.
Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të, por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën. Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Evi postoi një foto të sajën ku i ka falënderuar të gjithë dhe veçanërisht modelin, i cili i dorëzoi çmimin. “Çmimi për muzikën qytetare! Shumë faleminderit për vlerësimin nga Festivali @neteteklipitshqiptar! Thanks @kledihysa që më dorëzove trofeun!”, shkroi këngëtarja krahas fotos ndërsa Kledi e ka përgëzuar dhe komplimentuar Evin për paraqitjen e saj teksa u shpreh se ajo meritonte më shumë se aq. “Mbrëmë shkëlqeve në skenë edhe çmimin e meritoje, madje dhe më shumë #dontgiveup”, komentoi modeli në foton e ‘partneres’.

Pas zërave për një lidhje mes tyre, ata u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar”. Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj, me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”. Edhe vetë moderatorja ka folur për raportin e saj, duke i bërë të gjithë edhe më konfuz.
Teksa u pyet nëse është në një lidhje me Kledin, këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.

Një reagimi ka ardhur edhe nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjigj pyetjes së një ndjekësi në “Instagram”. “Je vetëm apo i lidhur?”, ishte pyetja e ndjekësit. Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos, modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)

Fillimisht, pas daljes nga BBV, u dyshua se ai dhe këngëtarja Sheila Haxhiraj, gjithashtu ish-banore e reality-showt, mund të kishin një raport romantik. Por dyshimet u hodhën poshtë nga dyshja, dhe pas publikimit të këngës së re të Sheilës u konfirmua se ata ishin parë të afërt pasi po xhironin së bashku klipin. Në nisje të eventit “Netët e Klipit Shqiptar”, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH” Sheila u pyet nëse Kledi ishte i dashuri i saj apo i Evi Reçit.
“Vetëm për sot jemi ne të dashur…”, shprehet Sheila duke qeshur dhe duke rikonfirmuar se mes tyre ka vetëm miqësi. Ndërsa përgjigjja e saj “vetëm për sot” shihet si një tjetër konfirmim i raportit të Kledit me Evi Reçin.

Pas daljes nga “Big Brother”, Kledi bëri publik faktin se ishte ndarë nga partnerja e tij Khaoula. Çifti i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare, pas ftohjes që kishin pësuar kohët e fundit.
© Panoramaplus.al
