10 Shtator, 2022

Në përvjetorin e martesës, Marina Vjolla bën dedikimin ‘e veçantë’ për Getoar Selimin: Gruaja ka gjithmonë të drejtë, burri…


Marina Vjollca dhe Getoar Selimi festojnë sot përvjetorin e martesës, dhe nuk ka munguar një dedikim nga ana e moderatores.

Në një postim në Instagram, moderatorja ka bërë një dedikim sa romantik aq edhe ‘funny’.

“Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri ? Gëzuar përvjetorin dashuria ime ❤️”- shkruan ajo kraha një fotoje me reperin.

Çifti e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre prej disa vitesh tashmë, ku dhe vitin që lamë pas çifti u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Marget.

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë me parë zbuloi nëse ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.

“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- tha ajo për “T7” duke shtuar po e përballon shumë mirë edhe punën në ekran, biznes dhe rritjen e fëmijës.

 

© Panoramaplus.al