1 Mars, 2022

Në një lidhje me modelen shqiptare? Stresi reagon për herë të parë, ja e vërteta


Stresi ka reaguar për herë të parë rreth zërave se ka nisur nje romancë të re me modelen shqiptare Klarisa Pengu. Reperi ka mohuar të jetë në një lidhje me të duke thënë se as nuk e njeh.

Risjellim në vëmendje se ka qenë vetë Klarisa ajo që ka hedhur një foto në Instagramin e saj ku shfaqej e përqafuar me Stresin. Fotoja la të kuptohej se kanë qenë duke ngrënë darkë teksa dukeshin shumë të afërt.

Postimin ajo e ka shoqëruar edhe me një zemër, duke forcuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.

Mirëpo, në videon e postuar sot në Instastory, Stresi shprehet se ka qenë duke ngrënë drekë me pronarin e clubit ku ka performuar dhe jo me modelen. Kjo e fundit, sipas tij, i ka kërkuar të bëjnë një foto dhe kaq.

“Unë jam single. Vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert. Dhe ka ardhur ka bërë foto me mua, kemi qenë duke ngrënë darkë me pronarin dhe kaq.”

 

Modelja është bërë pjesë e mediave kohët e fundit, duke tentuar edhe në moderim. Nga ana tjetër Stresi ka pak kohë që i ka dhënë fund lidhjes së tij me Kejsin. Dyshja patën një histori të komplikuar me ndarje e ribashkime, derisa i dhanë fund njëherë e mirë.

© Panoramaplus.al