27 Korrik, 2019

Në muajt e fundit të shtatzënisë, bashkëshortja e Granit Xhakës shfaqet më në formë se kurrë (FOTO)


Rreth dy muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, zbuloi se do të bëhej baba për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, futbollisti i Arsenalit zbuloi se bashkëshortja e tij, Leonita është në pritje të ëmbël.

E teksa Leonita është në muajt e fundit të shtatzënisë, Graniti ka ndarë një tjetër foto me ndjekësit e tij të shumtë. Ai shfaqet së bashku me gruan e tij, e cila duket në super formë me barkun e rrumbullakosur.

Leonita shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bizele, ku i tregon barkun e rrumbullakosur mbi të cilin Graniti dhe ajo kanë vendosur duart.

© Panoramaplus.al