30 Korrik, 2022

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Arbana Osmani ndan detaje: Po shtoj peshë çdo ditë. Kam hequr dorë nga…


Ndonëse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Arbana Osmani vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka bërë edhe një bisedë me ndjekësit e saj ku zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë. Një ndjekëse e pyeti moderatoren për nepset që ka, teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë.

“Kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri këtë muaj, kështu që çdo lloj buke, makaronash, akulloresh, duken shumë të shijshme sa të ‘lëshosh lëng nga goja’ tani”– iu përgjigj Arbana.

Përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun, por një ndjekës i shkroi Arbanës se e ka parë nga afër.

“Të kam parë nga afër edhe nuk je shëndoshur, nuk ke as celulit”- shkroi ndjekësi, ndërsa Arbana në përgjigjen e saj la të kuptohej se është krejt e kundërta madje ajo tha se po shton çdo ditë më shumë.

“Mos më ke parë nga larg se nga afër… Nejse, thjesht gjatë të treja shtëzënive kam ngrënë shumë shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës time dhe kam prië 3 litra ujë në ditë që kur nuk jam shtatzënë kam qejf ti zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic”- shkruan Arbana.

Fundjavën e kaluar ajo bashkë me Eduartin dhe djemtë e tyre e kaluan në Bogë, atje ku kishin ndërtuar një shtëpizë familjare prej druri. Mes fotove të postuara, ajo ka ndarë një me gjithë familjen me sfond natyrën. Duken Arbana, Eduarti, Joni dhe Dielli.

Arbana ka treguar se të katërt kanë bërë ecje në natyrë. Në fotot e ndara me ndjekësit në Instastory, Arbana tregoi perëndimin e Diellit, Jonin e lodhur nga ecja dhe Eduartin që kujdeset për dy djemtë. “Heroi im”- shkroi ajo në një video të regjisorit. Një veprim shumë i guximshëm ai i Arbanës që jo të gjitha gratë shtatzëna e bëjnë.

Pak javë më parë djali i moderatores, Joni, konfirmoi se Arbana do sjellë në jetë një vajzë. Teksa po shijonte pushimet në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një video në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Në një moment Joni tha “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhelte barkun e moderatores.

Në 2020 ajo dhe partneri Eduart Grishaj mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”.

© Panoramaplus.al