Ish-Miss-i shqiptar Almeda Abazi është në muajin e pestë të shtatzënisë. Ajo prej kohësh ka nisur që të tregojë detaje nga përgatitjet për pritjen e fëmijës së saj të parë.

Mëngjesin e kësaj të shtune, Almeda ka publikuar në “Instastory” video ku shfaqet mjaft e lumtur teksa mban me duar barkun e rrumbullakosur.
Teksa kërcen në makinë nën ritmin e një muzike turke, duket se Almeda ndjen lëvizjet në bark të bebit.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
