1 Maj, 2019

Në muajin e fundit të shtatzënisë, Almeda Abazi ekspozon barkun e rrumbullakosur: Bebi ka masën e një…


Ish-missi i Shqipërisë, Almeda Abazi, po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here ka publikur foto me barkun e rrumbullakosur.

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, që ka hyrë në javën e 40 të shtatzënisë. Bukuroshja shqiptare ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur që nuk e fsheh dot.

Në një postim në “Instastory”, Almeda zbuloi se bebushi i saj ka masën e një shalqiri për momentin. Ndërkohë edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo duket në super formë.

Almeda Abazi është në pritje të një djali së bashku me bashkëshortin, aktorin turk Tolgahan Sayışman dhe kanë vendosur ta quajnë Efehan.

© Panoramaplus.al