Nëse rruga drejt zemrës së një mashkulli është me të vërtetë përmes stomakut të tij, atëherë Ben Affleck duket se e kishte humbur oreksin teksa darkonte me gruan e tij, Jennifer Lopez.(27 gusht).

Aktori dhe regjisori u fotografua duke ushqyer partneren e tij ndërsa po shijonin një vakt në natyre në liqenin piktoresk të Italisë Como, ndalesa e fundit në muajin e tyre të mjaltit.
50 vjeçari u shpërqendrua për një moment nga vakti i tij, teksa drejtoi një lugë me ushqim yllit latin gjatë daljes së tyre të fundit në publik.

Çifti më vonë ndau një puthje pasionante përpara se të dilnin për një pazar në Como, gjatë së cilës ata u përzien me vendasit ndërsa shëtisnin dorë për dore.
Beni dhe Jennifer aktualisht po shijojnë muajin e dytë të mjaltit në Itali, pas një dasmë luksoze më 20 gusht, të rrethuar nga familjarë, miq dhe të famshëm të hollivudit.

Gjatë muajit romantik të mjaltit, Jennifer veshi një fustan maxi krem, të qëndisur për daljen e tyre të drekës, i cili përmbante një bust me fije të kryqëzuar dhe mëngë të gjata. Jlo i la flokët e gjatë të binin lirshëm, teksa mbronte sytë me një palë syze dielli të mëdha.

Me një kapelë dielli të përshtatshme, ajo e kombinoi veshjen me taka të larta dhe një çantë dore krem me qëndisje shumëngjyrëshe.
Ndërkohë, Ben dukej plot stil me një palë pantallona krem dhe një këmishë blu me vija të bardha, duke i kombinuar me një palë syze dielli.

Pas drekës së tyre, Ben u pa duke nxjerrë një aparat fotografik për t’i bërë disa foto këngëtares, duke ruajtur kështu momentin romantik.

Dasma e fundit e çiftit ishte një për t’u mbajtur mend. Jen dhe Ben u martuan në rezidencën e tij prej 8.9 milionë dollarësh në Georgia, një kompleks 87 hektarësh në rezervatin e ishullit Hampton.


