26 Mars, 2019

Në muajin e 8 të shtatzënisë, modelja shqiptare zbulon imazhin e parë të vajzës


Modelja e njohur, Diellza Kolgeci, është në muajin e 8 të shtatzënisë dhe ka vendosur që të ndajë me fansat e saj një detaj shumë të veçantë.

Ajo ka postuar imazhin 3D të vogëlushes së saj, ku dallohen qartë tiparet. Diellza do të mirëpresë vogëlushen me partnerin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova, në 10-ditëshin e parë të muajit maj.

Ndërkohë gjatë një interviste, Diellza është shprehur se gjëja që e ka munduar më shumë gjatë pritjes së ëmbël ka qenë pagjumësia.

© Panoramaplus.al