15 Shkurt, 2022

Në mesin e aktivistëve kryesorë/ Dua Lipa nominohet në “British LGBT Awards”


Megjithëse pak ditë më parë rrëmbeu një çmim në “Brit Awards”, sukseset nuk kanë të ndalur për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ajo është futur në listën e ngushtë të “Brit LGBT Awards 2022”.

Në listën e ngushtë të çmimeve “British LGBT Awards 2022″, kryesojnë artistët Olly Alexander dhe Lady Gaga, të cilët janë të nominuar për katergorinë “Ylli i vitit”, ndërsa Dua Lipa për çmimin “MTV-Artist Music”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për këtë vit, në bashkëpunim me Macquarie dhe Tesco, do të mbahet më 24 qershor. Në ceremoni do të marrin pjesë aktivistë kryesorë të LGBT+ dhe figura të njohura që kanë kontribuar për avancimin e të drejtave për njerëzit e komunitetit LGBT+ gjatë vitit të fundit.

Ndër të tjera edhe komediani Alan Carr, prezantuesit Rylan Clark, Lady Leshurr, dhe grupi Steps janë gjithashtu ndër të nominuarit.

“Këto çmime ndriçojnë dritën mbi ata që kanë qëndruar krah për krah me komunitetin LGBT+, gjatë 12 muajve të tjerë shumë sfidues për komunitetin. Të nominuarit, të cilët përfshijnë një përzierje emocionuese të fytyrave, aleatëve dhe organizatave të famshme LGBT+ kanë treguar të gjithë një përkushtim për avancimin e të drejtave LGBT+. Çmimet më 24 qershor do të jenë një festë e madhe e kulturës sonë”, tha Sarah Garrett, themeluesja e British LGBT Awards.

Fituesit e mëparshëm të çmimit britanik LGBT përfshijnë Caitlyn Jenner, Kylie Minogue, Little Mix dhe Paul O’Grady.

 

© Panoramaplus.al