Graciano Tagani ditën e sotme ka shpërthyer keq ndaj Heidi Baçit në shtëpinë e “BBV”.

Mes debatit të dyshes ka ndërhyrë Romeo Veshaj, ndërsa balerini i tha: “Për mua nuk është normale që të kesh burrin në krahë dhe ti thuash tjetrit më eksitove.”
“Unë këtu në mes dhe ti ma përmed”- iu drejtua aktori i acaruar, megjthëse Graciano e pyeti atë se si ndihet kur partnerja e tij i bën këto gjeste.
Nga ana tjetër Romeo i kërkoi banorit që mos ta hapë më këtë temë por të sqarohet me Heidin për debatet dhe paqartësitë që kanë ndodhur mes tyre.
“Ti s’dije se ku ishe në fillim. Fillove me Alfion, pastaj Fatjoni…”– vazhdoi balerini, ndërsa aktori ndërhyri: “Unë këtu në krahë dhe ti më përmed djemtë e tjerë”.
“Janë gjëra që i ka bërë, nuk po i shpik”– u shpreh Graciano duke vazhduar debatin me çiftin.
Debati:
Graciano: Mbaje burrin kur të duhet. Mbaje që të të mbulojë situatat
Romeo: Po ik i gjikand se na i hape trutë që në mëngjes
Graciano: Po për respekt dhe për ta njohur, për të pasur sadopak dashuri nuk e mban burrin. Ti kujton se të shpëton burri në këtë situatë?
Romeo: O gjikand merru me burra
Graciano: Romeo mos ndërhy fare. Për mua nuk është normale që të kesh burrin në krahë dhe ti thuash tjetrit më eksitove.
Romeo: Unë këtu në mes dhe ti ma përmed
Graciano: Si ndihesh kur gruaja i bën këto gjeste?
Romeo: Po lëre tani dhe mos prek aty. Keni debatet tuaja, paqartësitë tuaja dhe u sqaruat
Graciano: Ti je skuthe e nivelit të lartë. Pse kujton se i shpëton ë? Kujton se mund të tallesh ti me mua? Unë kam respekt për veten time
Romeo: O Graciano mos i hap këto debate
Graciano: Ti s’dije se ku ishe në fillim. Fillove me Alfion, pastaj Fatjonin…
Romeo: A je normal more? Çfarë thua? Unë këtu në krahë dhe ti më përmed djemtë e tjerë
Graciano: Në krahun tënd më thotë mua më eksitove. Mua më vjen keq për ty
Romeo: Të vjen keq për mua? A je normal more
Graciano: Janë gjëra që i ka bërë, nuk po i shpik
Romeo: A je normal more? A je mashkull a çfarë je ti? Rri rahat. A je çun apo jo
© Panoramaplus.al

