18 Nëntor, 2022

Në krah të Olti Currit, konfirmohet emri i opinionistes së dytë të Big Brother Vip Kosova


Pas Olti Currit është zbuluar edhe opinionistja e dytë e “Big Brother Vip Kosova”.

 Në poltronin e opinionistes do të ulet edhe ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada.

Afërdita Paqarada nuk i ndjen vitet, shfaqet atraktive si vajzë e re

Prej disa ditësh tashmë po qarkullonin në media aludime se pikërisht Afërdita mund të ishte opinionistja e reality-show-t, tanimë nuk ka dyshime. Ish-miss-i do të jetë pjesë e “BBV Kosova” në rolin e opinionistes dhe ne mezi presim ta shikojmë atë në një rol të tillë.

Afërdita Paqarada 'konfirmon' ndërhyrjen kirurgjikale! (FOTO) - Privé - Faqja Zyrtare

“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë me 5 Dhjetor. Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng “BBVK” të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Organizatorët edhe atë e vendosën dhe do jetë pikërisht e hëna e parë e muajit dhjetor.

 

 

© Panoramaplus.al