19 Nëntor, 2022

Në këngën e re Xhensila Myrtezaj “kopjon” stilin e Elvana Gjatës


Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e re me këngëtarin, Kidda.

Xhensila dhe Kidda 'godasin' me projektin e ri (Video) - SHQIP.com

Ritmet afrikane janë atë që shoqërojnë më së shumti këngën “Më do”, por në një nga sekuencat e klipit na u duk sikur pamë këngën “Marre” të Elvana Gjatës. Dhe e kemi fjalën pikërisht për këtë moment ku të dyja këngëtaret shfaqen me një grup figurantësh, pa bërë asgjë. Vetëm në ndryshim nga Elvana, Xhensila i ka veshur të gjithë figurantët e klipit të saj gati-gati njësoj. Ndërkohë që Elvana ka zgjedhur ti ketë ata më “cool” e sport pasi edhe vetë shfaqet me një kostum tutash.Megjithatë të dyja vajzat duken shumë simpatike në projektet e tyre.

Elvana këtë bashkëpunim me Yll Limanin e ka me mbi 50 milion klikime, ndaj i urojmë edhe Xhensilës të ketë të njëjtin fat.

Elvana Gjata dhe Yll Limani bashkohen për një projekt muzikor - SHQIP.com

© Panoramaplus.al