10 Tetor, 2022

“Ne ia dolëm”- Aktorja e famshme e telenovela meksikane martohet në moshën 39-vjeçare me producentin e njohur


Aktorja e famshme Maite Perroni është martuar me producentin televiziv Andrés Tovar. Çifti i famshëm kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë në Valle Bravo.

Maite Perroni3

39-vjeçarja dhe producenti shpallën fejesën e tyre më 12 shtator 2022 dhe një muaj më vonë u martuan.

“Ne ia dolëm! Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku”, shkroi aktorja e lumtur në llogarinë e saj në Instagram.

Maite Perroni u bë e famshme për rolin e saj si Lupita Fernández në telenovelën meksikane ‘RBD’, një fenomen në Azul TV në 2004 dhe që u rikthye në 2022 i përshtatur në Netflix.

Maite Perroni

Maite Perroni dhe Andrés Tovar konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2021, pas disa kohësh thashetheme.

Të dy kanë qenë të lidhur përpara se të nisnin një romancë së bashku dhe në media u përfol për tradhti në çift.

Maite Perroni ka qenë e lidhur për 8 vite me aktorin Mauricio Ochmann.

Maite Perroni2

“Ne nuk kemi folur më parë për këtë sepse po veprojmë ligjërisht, por tani avokatët tanë na kanë lejuar ta bëjmë këtë”, tha Perroni.

Gjithashtu, aktorja tha se ajo dhe bashkëshorti i saj janë takuar më shumë se 20 vite më parë dhe se të dy ishin në të njëjtin proces, duke iu referuar ndarjeve me partnerët e tyre.

Të dy mesa duket vendosën t’i japin vetes një shans dhe sot janë tashmë burrë e grua.

© Panoramaplus.al