23 Tetor, 2018

Në hapat e prindërve, djali i Tunës talent i lindur në muzikë (VIDEO)


Një vit më parë, këngëtarja e njohur Tuna Sejdi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe instrumentisti Patris Berisha u bënë prindër të një djali, Tian.

Edhe pse është ende i vogël, Tian po fillon të shprehë pasionin dhe talentin për muzikë ashtu si prindërit e tij.

Tuna ka publikuar një video në “Instastory” ku duket vogëlushi që po mëson t’i bjerë një daulleje dhe duart lëvizin plot ritëm si profesionist i vogël.

Duke qenë se Patrisi është profesionist në këtë vegël muzikore, ndoshta Tiani do të trashëgojë pasionin e të atit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al