North West frymëzohet dukshëm nga prindërit e saj të famshëm në stio dhe këtë e tregoi edhe në “Javën e Modës”, ku u shfaq duke vendosur një maskë lëkure në fytyrë ndërsa kthehej në hotelin e saj në Paris.

Nëntë vjeçarja ndodhet në qytetin e dritave me nënën e saj, Kim Kardashian, e cila ka marrë pjesë në “Javën e Modës”.
Nxënësja e klasës së katërt, e cila festoi ditëlindjen e saj në qershor, e mbajti pjesën tjetër të pamjes së saj të thjeshtë, e veshur me një bluzë të zezë “oversize”, pantallona me printe bardh e zi dhe Crocs të trashë.

North po ndiqte hapat e modës së mamasë së saj, e cila ka mbajtur disa herë maska në daljet e fundit dhe jo vetëm.
Ndërsa vizitonte Parisin në korrik, Kim u pa e veshur me një maskë plastike me fustanin e saj të zi Balenciaga.

Themeluesja e Skims u përpoq për herë të parë të vendoste maskë në shtator 2021 kur mbërriti në Nju Jork me një pamje të mbuluar nga koka te këmbët.

Të nesërmen, themeluesja Kim veshi një tjetër maskë teksa po ecte në Met Gala me një fustan krejt të zi.

Babai i North, Kanye West, 45 vjeç, ka përdorur gjithashtu maskën, së fundmi në fillim të gushtit.

North ka qenë në qendër të vëmendjes që kur lindi, por jo gjithmonë është dukur aq rehat sa prindërit e saj të famshëm.
Disa foto të postuara në faqen e Kim në Instagram të shtunën e etiketuar “Site Seeing” tregojnë North të veshur me stil me një pallto për meshkuj dhe pantallona lëkure.
Flokët e saj të gjatë ishin stiluar në gërsheta të gjata teksa qëndronte para një katedraleje të bukur.
Fotot e tjera në set e tregojnë atë të kthyer nga kamera teksa turistët kalojnë pranë.
© Panoramaplus.al
